
Një vend për vaksinim të përkohshëm COVID-19 në Rrugën Nanjing, Shangai, Kinë, 14 qershor 2021. / CFP
Deri të hënën, në Kinë janë injektuar gjithsej mbi 900 milionë doza vaksinash të COVID-19, njoftoi të martën Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë. Komisioni u zotua se do të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm vaksinash dhe të vazhdojë të lehtësojë vaksinimin masiv.
Kina arriti shifrën historike të 100 milionë vaksinave në 27 mars. Numri arriti në 200 milionë në 20 prill, 300 milionë në 7 maj, 400 milionë në 16 maj, 500 milionë në 23 maj, 600 milionë në 28 maj, 700 milionë në 2 qershor dhe 800 milion më 8 qershor.
Ritmi i vaksinimeve është përshpejtuar ndjeshëm pasi janë raportuar raste të reja të transmetuara në vend në disa zona të Kinës që nga mesi i majit.
Kina synon të vaksinojë të paktën 70 për qind të popullsisë së saj deri në fund të këtij viti, sipas nënkryetarit të Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, Zeng Yixin. (Albana)







