Foto; VCG

Foto; VCG

ShBA-ja ka nisur kohët e fundit një raund të ri mashtrimesh mbi gjurmueshmërinë e COVID-19.

Media, politikanët dhe agjencitë e inteligjencës amerikane po luajnë rolin e "aktorëve" farsë për të përbaltur Kinën.

"Aktorët" punuan shumë, por komploti është qesharak. Mënyra e shfaqjes është e vjetër: së pari, gazeta "The Wall Street Journal " nxorri një artikull në prag të hapjes së Konferencës Botërore të Shëndetit, duke pretenduar se kishte marrë një pjesë të inteligjencës sekrete, duke treguar qëllimisht burimin e epidemisë së koronavirusit të ri në laboratorin e Wuhan-it. Më pas, mediet amerikane nisën përhapjen e kësaj gënjeshtre të madhe. Në fund, politikanët amerikanë urdhëruan agjencitë e inteligjencës të nisin hetime mbi bazën e të ashtuquajturit "presion publik". Kështu një farsë e paramenduar që stigmatizon Kinën u vu në skenë.

Michael R. Gordon, një nga autorët e këtij artikulli në gazetën "The Wall Street Journal", trilloi një gënjeshtër në gazetën "New York Times", se Iraku posedon armë të shkatërrimit në masë. Ndërsa gazeta "The Wall Street Journal" botoi në shkurtin e kaluar një artikull me titull "China is the real sick man of Asia", artikull ky që u dënua nga bashkësia ndërkombëtare. Pala amerikane kërkon dëshmi që të hedhë baltë ndaj Kinës, prandaj agjencitë e inteligjencës nisën shfaqjen.

Agjencitë e inteligjencës zhvillojnë hetime shkencore në një afat prej 90 ditësh, kjo është plotësisht absurde. Në komentin e CMG-së, për problemin e gjurmueshmërisë së virusit, përbaltja ndaj Kinë është një veprim hegjemonist!

Farsa është farsa dhe bota nuk do të besojë. Metodat e agjencive të inteligjencës amerikane njihen prej kohësh nga bota. OBSh-ja në mënyrë të përsëritur ka deklaruar që puna për gjurmimin e virusit po "helmohet" nga politika. Shumë analistë e quajtën vendimin e politikanëve amerikanë që lejojnë agjencitë e inteligjencës të drejtojnë hetimin e gjurmueshmërisë si plotësisht "anti-shkencë".

Në komentin e CMG-së thuhet se askush nuk të besojë në konkluzione të bazuara në gënjeshtra. Manipulimi politik i disa individëve të caktuar në ShBA jo vetëm që dëmton luftën globale kundër epidemisë, por gjithashtu çon në prishjen e imazhit të ShBA-së. Kjo gjë mund të përshkruhet si një dëmtim i të tjerëve dhe dëm i vetvetes! (Çang Çuo)