
Foto:VCG
Po mbahet Konferenca e 74-t Botërore e Shëndetit. Komuniteti ndërkombëtar shpreson të forcohet bashkëpunimin global kundër pandemisë, për t’i dhënë sa më parë fund pandemisë dhe për të shëruar ekonomitë. Por, disa politikanë amerikanë shpërndanë përsëri informacione të rreme se "koronavirusi i ri ka dalë nga laboratori" duke vijuar përbaltjen e tyre ndaj Kinës.
Në një koment të gazetës kineze "Renminribao" thuhet se veprimtaria e tillë e neveritshme nuk respekton shkencën, nuk është përgjegjëse për jetën e njerëzve dhe dëmton solidaritetin global në luftën kundër epidemisë.
Gjurmimi i virusit është një çështje serioze dhe e ndërlikuar shkencore dhe çdo rezultat duhet të bazohet vetëm tek shkenca. Raporti i Përbashkët Kinë-OBSh mbi Gjurmueshmërinë e Koronavirusit të Ri të lëshuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë më 30 mars theksoi qartë se dalja e koronavirusit të ri nga laboratori është jashtëzakonisht e pamundur.
Hetimi i përbashkët është një bashkëpunim shkencor ndërkombëtar i kryer së bashku nga ekspertë ndërkombëtarë dhe kinezë. Ai është një konsensus shkencor i arritur nga të dy palët duke nisur nga kërkimi shkencor dhe provat faktike. Rezultatet e studimit janë objektive dhe shkencore. Anëtarët e grupit të ekspertëve ndërkombëtarë u propozuan plotësisht nga OBSh-ja dhe vinin nga 10 vende.
Shumë specialistë ndërkombëtarë dhe të OBSh-së u shprehën se shkalla e hapjes së Kinës është shumë e lartë dhe rezultatet e udhëtimit në Wuhan "tejkaluan pritjet". Shumë të dhëna, raporte dhe studime kanë treguar se epidemia është shfaqur në shumë vende të botës që në gjysmën e dytë të vitit 2019. Midis tyre, ekziston një sugjerim që shfaqja e koronavirusit të ri në ShBA mund të jetë më e hershme sesa raporti zyrtar i rastit të parë të konfirmuar me koronavirusin e ri.
Në komentin e gazetës Renminribao thuhet se pala amerikane duhet të mësojë nga Kina të bazohet në qëndrim shkencor, të fillojë menjëherë bashkëpunimin kërkimor të gjurmueshmërisë me OBSh-në dhe zhvillojë hetim ndërkombëtar gjithëpërfshirës, transparent, të bazuar në prova.
Disa politikanë dhe medie amerikane injorojnë plotësisht faktet dhe shkencën, faktet e dhimbshme të dështimit në luftën kundër epidemisë, ndërsa përhapin gënjeshtra të jashtëzakonshme dhe madje urdhërojnë agjencitë e inteligjencës të hetojnë burimin e koronavirusit të ri. Kjo tregon plotësisht se ata injorojnë faktet dhe nuk kanë interes për gjurmim serioz shkencor, por përdorin epideminë për manipulim politik.
Në komentin e gazetës “Renminribao” thuhet se në çështjet e mëdha që lidhen me sigurinë globale të shëndetit publik dhe sigurinë e jetës së njerëzve, disa vende vendosin politikën mbi shkencën për interesin e tyre vetjak, gjë që nuk do të pranohet nga bashkësia ndërkombëtare. (Çang Çuo/Albana)







