Foto:VCG

Foto:VCG

Kina lehtësoi më tej politikën e saj të planifikimit familjar, duke mbështetur çiftet që dëshirojnë të kenë një fëmijë të tretë, sipas vendimit në një takim të Komitetit Qendror të Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) të mbajtur të hënën.

Në takimin e kryesuar nga presidenti kinez Xi Jinping, i cili është gjithashtu sekretar i përgjithshëm i PKK-së, u shqyrtuan raportet mbi masat kryesore të politikës për të adresuar në mënyrë aktive plakjen e popullsisë gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025).

Ky ndryshim erdhi jo shumë kohë pas regjistrimit të Kinës që ndodh një herë në një dekadë, të dhëna të cilat treguan një rënie të lindjeve në vendin më të populluar të botës. Sipas regjistrimit, popullsia kineze u rrit me ritmin e saj më të ngadaltë gjatë dhjetëvjeçarit të fundit që nga vitet ‘50. Vetëm për vitin 2020, shkalla e lindshmërisë arriti në të njëjtin nivel me vendet me popullsinë më të plakur të botës si Japonia. (Albana)