Foto nga VCG

Baza e industrisë së robotëve "Songshanhu" në qytetin Dongguan të provincës Guangdong është një bazë e posaçme për prodhimin e pajisjeve inteligjente të nivelit të lartë. Pas themelimit në vitin 2014, kjo bazë ka tërhequr dhe përgatitur shumë kompani tekniko-shkencore inovative dhe ka krijuar ekosistemin e plotë të robotëve. Sot "Songshanhu" është bërë një nga bazat shembullore kombëtare të sipërmarrjes. Sipas të dhënave, me aftësinë e madhe të risive, në vitin 2020, provinca Guangdong ka hyrë në radhët e rajoneve më inovative të botës.

Si një parti me histori 100-vjeçare, PKK-ja ka ruajtur gjallërinë për një kohë të gjatë për arsye të vetëreformimit e të risive. Specialistja e Institutit të Lindjes së Largët të Akademisë së Shkencave të Rusisë Eleonora Pivovarova vlerëson: "Risitë teorike të PKK-së janë sekreti i zhvillimit të madh të Kinës."

Përballë sfidave të krijuara prej raundit të ri të revolucionit tekniko-shkencor, PKK-ja e kupton se vetëm risitë mund të nxitin përparimet tekniko-shkencore dhe rritjen ekonomike. Kina po shndërrohet me shpejtësi nga një ndjekëse në një udhëheqëse në fushën e risive në botë. Sipas raportit të vitit 2020 nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, në vitin 2019, sasia e aplikimeve për patentë në Kinë arriti në 1.4 milionë, duke zënë vendin e parë në botë. Renditja e Kinës në "Treguesin global të inovacionit" u ngjit nga vendi i 29-të në vitin 2015 në vendin e 14-të vjet. Kina është e vetmja ekonomi me të ardhura të mesme në 30 vendet e para në këtë renditje. (Fani/Artan)