Sigurimi i energjisë së pastër, ndërtimi i mjediseve të gjelbra dhe transporti me karbon të ulët janë ndër masat që organizatorët e Pekin 2022 po marrin për të respektuar premtimin për të pasur një Olimpiadë “green”, u bë e ditur në konferencën për shtyp të mbajtur nga organizatorët e Lojërave Olimpike (BOCOG), citon “Xinhua”.

Në vitin 2019, komiteti lëshoi një plan të menaxhimit të karbonit, duke propozuar 18 masa për të zvogëluar emetimet e karbonit, të cilat drejtuan angazhimin për emetime zero.

"Ndërtimi i objekteve dhe furnizimi me energji janë bazat më të rëndësishme dhe garancia që do të jemi në gjendje të mbajmë me sukses Lojërat Olimpike", -tha Liu Yumin, drejtori i Departamentit të Planifikimit dhe Ndërtimit në BOCOG, duke shtuar se të gjitha selitë e Pekin 2022 tashmë janë mbuluar nga një rrjet i gjelbër i energjisë elektrike.

"19 zona të Lojërave kanë filluar tashmë të përdorin energji të gjelbër gjatë ndërtimit të tyre dhe të gjitha ambientet e Pekin 2022 do të përdorin një furnizim me energji të pastër gjatë Lojërave Olimpike", -tha Liu. (Irma)