Një gjykatë në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut në Kinë dënoi të premten Jimmy Lai Chee-ying, themelues i “Apple Daily” dhe grupit mediatik “Next Digital”, me 12 muaj burg për organizimin dhe marrjen pjesë në grumbullim të paautorizuar.

Lai mori gjithashtu dy akuza shtesë, përfshirë komplotin për të bashkëpunuar me fuqitë e huaja dhe për të penguar drejtësinë.

Kryesuesit të protestës afatgjatë, Martin Lee Chu-ming, iu dha një dënim me kusht prej 11 muajsh në të njëjtën seancë.

Seanca tjetër do të mbahet më 15 qershor për t’i lënë kohë hetimit. Lai nuk bëri kërkesë për lirim me kusht.

Manjati i medias dhe Lee u akuzuan së bashku me shtatë ish-ligjvënës gjatë një grumbullimi të paautorizuar në rajonin e Hong-Kongut në gushtin e vitit 2019.

(Albana)