Në vitin 1962, me rastin e 100-vjetorit të lëvizjes për çrrënjosjen e skllavërisë në ShBA, shkrimtari amerikan me origjinën afrikane James Baldwin në letrën e hapur për nipin e tij ka akuzuar krimet diskriminuese, duke treguar mosbarazi të ndryshme shoqërore që kanë përjetuar afrikano-amerikanët brez pas brezi.

Pas afro 60 vjetësh, në ShBA-në e sotme ende ekzistojnë dëshmi të tilla brutale. Nga shkelja e të drejtave të indianëve, deri te vrasja nga policia e George Floyd-it, e deri në sulmet e hapura ndaj aziatiko-amerikanëve, të gjitha këto fenomene kanë treguar që racizimi në ShBA po rritet në mënyrë të egër si një tumor vrasës.

Në raportin e Universitetit të Kalifornisë, në vitin 2020, krimet e urrejtjes në ShBA janë pakësuar me 7% në krahasim me vitin 2019, por krimet e urrejtjes ndaj aziatiko-amerikanëve janë rritur me 149%. “New York Times” ka shkruar në faqen zyrtare se “gjatë përhapjes së epidemisë COVID-19, aziatik-amerikanët kanë pësuar një ndjenjë vetmie”.

Sistemi arsimor është një shembull. Sipas projektligjit për barazinë e të drejtave, universitetet amerikane duhet të marrin në konsideratë edhe pakicat, por studentët me origjinën aziatike duket se nuk janë përfshirë në këtë si dhe janë përballuar me një prag më të lartë pranimi. Në vitin 2018, organizata jofitimprurëse “SFFA” akuzoi Universitetin Harvard dhe rezultati i gjykimit nuk ishte habitës: akuza “diskriminimi ndaj aziatikëve” është e pavlefshme.

Në ShBA, racizmi është një fenomen i gjithanshëm, sistematik dhe i vazhdueshëm. “Të bardhët të parët” ndodh në çdo aspekt të shoqërisë amerikane dhe të drejtat bazë të pakicave janë shkelur rëndë. Kjo jo vetëm ka shkaktuar një ndarje shoqërore në ShBA, por ka zbuluar gjithashtu hipokrizinë e “të drejtave të njeriut me stilin amerikan”.

Politikanët që quajnë veten si “mbrojtës të të drejtave të njeriut” deklarojnë që po përpiqen për zgjidhjen e problemit të diskriminimit etnik, por në fakt nuk kanë as dëshirë as fuqi të zgjidhin probleme të tilla. Disa politikanë madje kanë provokuar hapur diskriminim etnik. Kjo padyshim është një poshtërim dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Në vitin 1963, Martin Luther King tha në fjalimin e tij: “Unë kam një ëndërr, që katër fëmijët e mi do të jetojnë një ditë në një vend, ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës, por nga karakteri i tyre.” Në SHBA-në e sotme, pakica ende “nuk mund të marrë frymë”. Njerëzit fillojnë të pyesin me të drejtë se kur do të realizohet shpresa e Martin Luther King-ut dhe nëse racizmit, “faji origjinal” i ShBA-së, do t’i vijë fundi një ditë apo jo? (Jiang Lei)