Autoritetet e larta rregullatore të Kinës për tregjet, hapësirën kibernetike dhe taksat u zotuan të martën se do të vijojnë të godasin platformat e internetit që abuzojnë me pozitën e tyre dominuese të tregut.

Zyrtarët nga Administrata Shtetërore e Kinës për Rregullimin e Tregut, Administrata e Hapësirës Kibernetike e Kinës dhe Administrata Shtetërore e Taksave e njoftuan këtë në një takim të përbashkët.

Zyrtarët thanë se Kina u kërkoi ndërmarrjeve që veprojnë në platformat e internetit të respektojnë dhe t'u binden rregullave. Ata thanë se shpresojnë të korrigjojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse problemet brenda një afati të caktuar dhe të vendosin një rend të ri të platformave elektronike tregtare pas rastit me “Alibaba Group”-in. (Albana)