[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Shitjet pa taksa në provincën jugore të Kinës Hainan, pritet të dyfishohen në vitin 2021 për të dytin vit me radhë, pasi politikat e favorshme të rregulluara vazhdojnë të tërheqin më shumë konsumatorë, tha një zyrtar të hënën, njofton “Xinhua”.

Shitjet pa taksa në ishull ka të ngjarë të tejkalojnë 60 miliardë juanë (rreth 9,15 miliardë dollarë) në vitin 2021, nga 30 miliardë juanë vitin e kaluar, i cili ishte dyfishuar nga 15 miliardë juanë më 2019, Shen Xiaoming, shefi i Partisë së Hainan, tha në një konferencë për shtyp.

[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Hainan është zotuar të shndërrohet në një qendër ndërkombëtare të konsumit të turizmit. Provinca ka rritur kuotën vjetore të blerjeve pa taksa për person nga 30.000 juanë në 100.000 juanë duke filluar nga 1 korriku 2020.

Kategoritë e mallrave pa taksa janë zgjeruar gjithashtu nga 38 në 45, me produktet elektronike të tilla si celularët dhe laptopët të shtuara në listën pa taksa. (Fatosi)