[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Gjatë dhjetë vjetëve të fundit aplikimi për patenta në fushën e Inteligjencës Artificiale (AI) në botë i ka kaluar 520 mijët, nga të cilat rreth 390 mijë i përkasin Kinës, që radhitet në vendin e parë në botë me rreth 74.7 %, thuhet në “Raportin për zhvillimin e AI-së në Kinë 2020 ” të publikuar së fundmi.

Ndërkohë, Kina renditet në vendet e para të botës për rezultatet e kërkimit shkencor në mbi dhjetë fusha të Inteligjencës Artificiale, si përpunimi i gjuhëve natyrore, teknologjia e mikroçipave dhe të mësuarit automatik. Por në fushat e ndërveprimit njeri-kompjuter, inxhinierisë së dijes, robotikës, grafikës kompjuterike dhe teorisë informatike, Kina ende ka hapësirë për përparime.

Në këtë raport analizohen edhe burimet njerëzore të nivelit të lartë në fushën e inteligjencës artificiale në botë. ShBA-ja ka më shumë studiues të nivelit të lartë në botë, 1 244 të tillë, ndërsa Kina renditet në vendin e dytë me 196. Studiuesit kinezë të nivelit të lartë në këtë fushë gjenden kryesisht në rajonin Pekin-Tianjin-Hebei, rajonin e Deltës së Lumit Jance dhe rajonin e Deltës së Lumit të Perlave. (Li Huailiang/ Artan)