[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Provinca jugore e Kinës, Hainan, ka parë një rritje të fuqishme të fluksit të investimeve të huaja dhe njësive të reja të tregut, ndërsa vazhdon të përmirësojë mjedisin e saj të biznesit, tha një zyrtar të hënën, shkruan “Xinhua”.

Investimet totale të huaja në ishull, në përdorim aktual, arritën në 5.27 miliardë dollarë gjatë tre viteve të fundit, ose mbi gjysmën e fluksit total në tre dekadat e fundit, sipas Shen Xiaoming, shefi i Partisë së Hainan.

Shen zbuloi të dhënat në një konferencë shtypi të mbajtur në Pekin rreth politikës dhe progresit institucional për zhvillimin e portit të tregtisë së lirë Hainan, duke nënvizuar përpjekjet e rajonit duke përfshirë promovimin e një mekanizmi të bazuar në listën negative për të lehtësuar hyrjen në treg.

Gjatë tre viteve të fundit, ishulli regjistroi gjithashtu rreth 763.000 njësi të reja të tregut, tha Shen. (Fatosi)