Foto:VCG

Foto:VCG

Më 13 prill mbushen tre vjet nga krijimi i Portit të Tregtisë së Lirë të Hainan-it. Zv.kryetari i Komisionit të Zhvillimit dhe të Reformës të Kinës Cong Liang tha në një konferencë shtypi se tani është krijuar korniza e sistemit të politikave të Portit të Tregtisë së Lirë të Hainan-it.”

Cong Liang (Foto:Visual People )

Cong Liang (Foto:Visual People )

"Është publikuar lista negative e hyrjes së investimeve të huaja dhe janë lehtësuar masat e veçanta për hyrjen në treg. Lista negative e hyrjes së investimeve të huaja u zvogëlua në 27 pika për të lehtësuar investimet, si edhe është nxitur hartimi i politikave financiare dhe i kornizës institucionale në përputhje me kërkesat e Portit të Tregtisë së Lirë. Gjithashtu, është përmirësuar këmbyeshmëria e monedhës RMB dhe është promovuar lehtësimi i tregtisë ndërkufitare të mallrave e shërbimeve dhe i pagesave të tregtisë ndërkombëtare. Kemi zhvilluar edhe reformën për regjistrimin jashtë vendit të kompanive vendëse," tha Ren.

Feng Fei (Foto:Visual People )

Feng Fei (Foto:Visual People )

Guvernatori i provincës Hainan Feng Fei tha në një konferencë shtypi se, me realizimin e shumë politikave, vëllimi i shfrytëzimit të investimeve të huaja në tre vjetët e fundit në Hainan ka arritur në 5 miliardë e 270 milionë dollarë amerikanë:

"Në tre vjetët e fundit, rritja e madhe të investimeve të huaja është bërë një element i spikatur në ndërtimin e Portit të Tregtisë së Lirë. Në tre vjetët e fundit shfrytëzimi i investimeve të huaja është rritur dy herë dhe vëllimi i përgjithshëm i tyre arriti 50 % të vëllimit të përgjithshëm gjatë 30 vjetëve pas krijimit të Zonës së Posaçme Ekonomike të Hainan-it. Vitin e kaluar, numri i ndërmarrjeve të reja me investime të huaja arriti në 1 005, që është tre herë më shumë se gjatë vitit 2019. Mbi 80 vende dhe rajone kanë investuar në Hainan." (Çang Çuo)