[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Liu Xiaoming, ish-ambasadori kinez në Mbretërinë e Bashkuar, ka marrë detyrën si përfaqësuesi i posaçëm i Kinës për çështjet e Gadishullit Korean, bëri të ditur të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian.

Zhao tha se Liu, i cili më parë ka qenë ambasadori i Kinës në Korenë e Veriut dhe së fundmi ambasadori kinez në Britani, është një diplomat i vjetër, i cili është i njohur me çështjet që kanë të bëjnë me Gadishullin Korean.

Sipas zëdhënësit, Liu do të jetë kryesisht përgjegjës për të ndihmuar Ministrinë e Jashtme kineze në trajtimin e çështjeve të Gadishullit Korean.

Ish-ambasadori kinez në Britani do të komunikojë dhe bashkëpunojë me të gjitha palët e përfshira për të luajtur një rol konstruktiv në përparimin e zgjidhjes politike të çështjes së Gadishullit Korean.

Liu shkroi më vonë në llogarinë e vet në "Twitter" për emërimin, duke thënë se ai është i nderuar të marrë këtë detyrë. Ai deklaroi se Kina "është e përkushtuar për ruajtjen e paqes e të stabilitetin në Gadishullin Korean dhe për zgjidhjen e problemeve nëpërmjet dialogut dhe negociatave".

Ai tha se Kina propozon një zgjidhje të ekuilibruar për të trajtuar shqetësimet e të gjitha palëve.

Liu shtoi se ai pret që të vendosë kontakte me Korenë e Veriut, Shtetet e Bashkuara, Korenë e Jugut, Rusinë, Japoninë dhe palët e tjera për të forcuar komunikimin e bashkëpunimin dhe për të bërë përpjekje të përbashkëta për realizimin e qëllimit të mësipërm.(Vera/Artan)