Hainan-i është bërë një "pikë e re e nxehtë" për investimet globale, tha kreu i provincës Feng Fei të hënën në një konferencë shtypi në Pekin mbi politikën dhe përparimin institucional për zhvillimin e Portit të Tregtisë së Lirë Hainan.

Ishulli i vetëm tropikal i Kinës ka qenë në thelbin e planit strategjik të vendit për hapjen e mëtejshme që nga 1 qershori 2020, kur Kina publikoi një masterplan për Portin e Tregtisë së Lirë Hainan për ta kthyer atë në një qendër tregtare globale pa taksa deri në mes të shekullit.

Investimet e përgjithshme të huaja në këtë ishull, në përdorim aktual, arritën në 5.27 miliardë dollarë gjatë tre viteve të fundit radhazi, ose mbi gjysma e fluksit të përgjithshëm në tre dekadat e fundit, tha Feng, duke shtuar se kapitali erdhi nga mbi 80 vende dhe rajone.

Ishulli regjistroi gjithashtu rreth 763 mijë njësi të reja tregu gjatë tre viteve të fundit, tha sekretari i partisë i Hainan-it, Shen Xiaoming. Kjo është afërsisht sa trefishi i numrit në vitin 2019. (Albana)