Më 9 prill, Shoqata e Kinës për Studimin e të Drejtave të Njeriut publikoi artikullin me titullin “Zaptimet ushtarake të ShBA-së ndaj vendeve të tjera kanë shkaktuar katastrofa të rënda humanitare”.

Prej shpalljes së pavarësisë në vitin 1776, gjatë historisë 240 vjeçare, ka vetëm më pak se 20 vjetë që SHBA-ja nuk ka marrë pjesë në veprime ushtarake. Sipas të dhënave fillestare, nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 2001, në 153 rajone të botës kanë ndodhur gjithsej 248 konflikte ushtarake dhe ShBA-ja ka nisur 201 prej tyre, ose afro 81% të numrit të përgjithshëm të luftrave.

Shumica e luftrave të nisura nga ShBA-ja janë agresive dhe të njëanshme dhe madje janë kundërshtuar nga aleatët e saj. Këto luftra jo vetëm u kanë marrë jetën shumë njerëzve, por gjithashtu kanë shkaktuar humbje të pashembullta shoqërore dhe ekonomike, duke shkaktuar katastrofa humanitare. Me këto vepra janë zbuluar edhe egoizmi e hipokrizia e ShBA-së.

Prej Luftës së Dytë Botërore, pothuajse të gjithë presidentët amerikanë kanë nisur ose janë përfshirë në luftra jashtë vendit, me arsyet si “ndalimi i përhapjes së komunizmit”, “mbrojtja e drejtësisë”, “ndalimi i pushtimit”, “ndërhyrje humanitare”, “veprime anti-terroriste”, “parandalimi i armëve në masë” dhe “mbrojtja e emigrantëve amerikanë”. Ndër to, vetëm një herë ishte reagimi ndaj goditjes direkte ndaj terroristëve, ndërsa të tjerat ishin nisur pa asnjë lidhje të drejtpërdrejt me interesat e veta të ShBA-së.

Ky reagim i vetëm me arsyen “mbrojtëse” ishte një veprim i tepruar. Me parullën “shfarosja e kërcënimeve të Al-Kaedës” dhe parimin “mund të vrasim edhe gabimisht, mjafton që të zhdukim çdo të dyshuar”, duke shkaktuar viktima të shumta të pafajshme.

Luftrat e ShBA-së ndaj vendeve të tjera kanë shkaktuar kriza të shumëllojshme rajonale dhe ndërkombëtare.


Ato kanë shkaktuar katastrofa humanitare në vendet e përfshira, si humbja e jetës, shkatërrimi i infrastrukturës, ndalimi i prodhimit dhe sidomos humbje të shumta të jetëvs civile. Sipas raportit nga universiteti Brown i publikuar në nëntor 2018, numrat e të vdekurve civilë nga luftra në Afganistan, Pakistan, Irak, Siri dhe Jemen janë përkatësisht 43074, 23924, mbi 184382, 49591 dhe 12 mijë. Numrat e gazetarëve dhe punonjësve të medies që kanë humbur jetën janë përkatësisht 67, 8, 277, 75 dhe 31. Numrat e punonjësve për ndihmat humanitare janë përkatësisht 424, 97, 63, 185 dhe 38.

Luftra kanë shkaktuar edhe një sërë problemesh shoqërore si refugjatë, trazira shoqërore, kriza ekologjike dhe probleme psikologjike. Sipas statistikave, luftrat ku marrin pjesë forcat ushtarake amerikane në vitet e fundit kanë bërë që numri i refugjatëve të mbetet i lartë. Për shembull, ka 11 milionë në Afganistan, 380 mijë në Pakistan, 3.25 milionë në Irak dhe 12.59 milionë në Siri.

Në Afganistan, Irak dhe Pakistan, numri i viktimave të shkaktuara nga mungesa e kujdesit mjekësor, ushqimet e duhura dhe ndotja e mjedisit është më i lartë se numri i viktimave të shkaktuara drejtpërdrejt nga veprimet ushtarake. Vlerësohet që numri i vdekjeve që nuk janë shkaktuar drejtpërdrejt nga luftrat është sa 4-fishi i numrit të vdekjeve të shkaktuara drejtpërdrejt nga luftrat.

Lind pyetja, në syrin e politikanëve amerikanë që promovojnë “vlerat universale”, “të drejtat e njeriut të dhuruara nga Zoti” a dhurohen në mënyrë të barabartë për popujt e tjerë të botës?


ShBA-ja beson që sulmet ndaj civilëve amerikanë janë veprime të dhunshme që duhet të dënohen. Po sulmet e dhunshme jashtë ShBA-së të nisura nga forcat amerikane që shkaktojnë vdekje masive civile a nuk duhet të dënohen?

Thelbi i problemit është mendësia e ShBA-së për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet në rrugë ushtarake. Humanizmi dhe hegjemonia janë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Shpresa për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vendet e tjera nga vendet hegjemoniste është padyshim një ëndërr boshe. Zgjidhja e mosmarrëveshjve ndërkombëtare duhet të vijë nën kornizën e OKB-së, duhet të bashkërendohet nga sistemi i rregullt dhe i përsosur ndërkombëtar dhe duhet të nxitet në bazë të bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit. Vetëm me braktisjen e mendësisë hegjemoniste që vendos interesat vetjake në fillim, do të mund të shmangen katastrofat humanitare, do të realizohen fitimet e përbashkëta dhe popujt e botës mund të gëzojnë të drejtat e vërteta të njeriut.