Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një vaksinë e re kundër COVID-19 e krijuar nga grupi kinez "Sinopharm", u miratua ditët e fundit për prova klinike.

Vaksina bazohet në tiparet strukturore të domenit lidhës të receptorit (RBD) në të ashtuquajturën proteinë-majë (proteinë-S) të virusit. Duke përdorur inxhinierinë gjenetike, vaksina rrit kopjet e padëmshme të proteinës-S për të nxitur antitrupat neutralizuese.

Kompania tha se teknologjia e vaksinës rikombinuese është e pjekur dhe përshtatet me prodhimin masiv. Për prodhimin e saj nuk kërkohen objekte me nivele të larta të sigurisë biologjike, sepse procesi nuk ka të bëjë me viruset e gjalla.

Foto nga "People Vision"

Foto nga "People Vision"

Kjo vaksinë rikombinuese është e treta kundër COVID-19 e grupit "Sinopharm". Dhjetorin e vjetshëm, një vaksinë e çaktivizuar e krijuar nga ky grup u bë vaksina e parë kineze kundër COVID-19 e autorizuar për hyrje në treg me kusht.

Në shkurt të këtij viti, një tjetër vaksinë e çaktivizuar e "Sinopharm" u miratua për të hyrë me kusht në treg. (Wang Lei/ Artan)