Muzeu kombëtar i Lumit të Verdhë, i planifikuar për t’u ndërtuar në Zhengzhou, në provincën kineze Henan, do të mbulojë një sipërfaqe totale prej 9 hektarësh me një investim total prej më shumë se 1.9 miliardë juanë (290 milion dollarë), sipas Zyrës së Trashëgimisë Kulturore të Zhengzhou, shkruan “China Daily”.

Zyra bëri të ditur se dizajni arkitektonik është vendosur. Do të përdoren shkëmbinjtë ujorë për të krijuar një kombinim harmonik të mjedisit natyror dhe civilizimit modern.

Muzeu do të përqendrohet në paraqitjen e konotacionit historik dhe kulturor dhe evolucionit ekologjik të Pellgut të Lumit të Verdhë në rreth 40.000 metra katrorë të dhomave të ekspozitës. (Irma)