Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një maratonë 132.8 kilometra për të festuar 100-vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste të Kinës do të mbahet të dielën. Itinerari do të nisë nga memoriali i Kongresit të Parë Kombëtar të PKK-së në qendër të Shangait, ku nisi takimi, dhe do të përfundojë në Liqenin Nanhu në Jiaxing, provinca Zhejiang, ku takimi u përmbyll, shkruan “China Daily”. Takimi historik nga 23 korriku deri më 3 gusht 1921 çoi te programi i parë i partisë dhe te objektivat e saj.

Maratona do të ndahet në tetë etapa që variojnë nga 10 në 22 kilometra. Pesë pikat e fillimit në Shangai janë vendi i Kongresit të Parë të PKK-së, Shkolla e Mesme Huayu, Stadiumi Qizhong, Shkolla e Mesme Songjiang Nr.2 dhe Salla Përkujtimore “Chen Yun”. Tri pikat e fillimit në provincën Zhejiang janë “Xiangfudang Science and Technology Innovation Valley Green”, Bashkia e qarkut Jiashan dhe Bashkia e Daqiao. (Irma)