Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina, si një ndër vendet kryesore në zhvillim dhe si një shtet i përgjegjshëm, është e gatshme të kontribuojë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në përputhje me aftësitë e saj, në linjë me parimin e ekuilibrit të të drejtave dhe detyrave, deklaroi Gao Feng, zëdhënës i Ministrisë kineze së Tregtisë, në një konferencë për shtyp, citon “Xinhua”.

“Pavarësisht nga ndryshimet në mjedisin e jashtëm, Kina do të qëndrojë gjithmonë pranë anëtarëve në zhvillim të OBT-së dhe do të mbrojë interesat e tyre”, -tha Gao, në përgjigje të vërejtjeve të fundit nga ministrja britanike e Tregtisë Ndërkombëtare Liz Trus, mbi statusin e Kinës si një vend në zhvillim. (Irma)