Foto:VCG

Foto:VCG

Qyteti Ruili në provincën Yunnan të Kinës Jugperëndimore nisi të martën raundin e dytë të tesimit të acidit nukleik, që përfshin të gjithë banorët vendorë.

Qyteti kufitar po bën përpjekje brenda mundësive që ka për ta vënë në kontroll përhapjen e koronavirusit të ri, pas raportimit aty të një vatre infektimi në fund të marsit.

Në një spital të mjekësisë tradicionale kineze, mjekët dhe infermierët po trajtojnë pacientët.

"Ngarkesa e punës ishte mjaft e rëndë në fillim, por tani është lehtësuar shumë pas mbërritjes së personelit mjekësor nga rajone të tjera," thotë Wang Huaiti, drejtor i departamentit të rehabilitimit në këtë spital.

Foto:VCG

Foto:VCG

Të hënën, tre zona të qytetit u kategorizuan me rrezikshmëri të lartë nga infektimi me koronavirusin e ri dhe tre të tjera me rrezikshmëri të mesme. Që nga e premtja, në mbarë qytetin nisi vaksinimi masiv i atyre që janë të kualifikuar për të bërë vaksinën ndër të 300 mijë banorët vendorë.

Deri të hënën pasdite, 126 mijë e 358 doza vaksine u bënë në qytet.

Foto:VCG

Foto:VCG

Yunnan-i raportoi të martën dy raste infektimi lokal prej COVID-19. Deri në mërkurën në këtë provincë janë regjistruar 68 raste të konfirmuara dhe 46 raste asimptomatike, që po marrin trajtim mjekësor ose janë nën vëzhgim në spitale të caktuara.

Nga 31 marsi deri më 1 prill, në Ruili u krye raundi i parë i testimeve për të gjithë banorët e qytetit. (Zhang Yan/Artan)