[Foto nga VCG]

[Foto nga Pan Xu/Xinhua]

Agjencitë qeveritare të Kinës do të vazhdojnë masat e kursimit gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar të vendit (2021-2025), ndërsa shpenzimet në rajone më pak të zhvilluara dhe të varfra do të rriten, njoftoi një zyrtar me Ministrinë e Financave të mërkurën.

Kina do të bëjë përpjekje për të optimizuar shpenzimet qeveritare gjatë periudhës, tha ndihmësministri i Financave Ou Wenhan në një konferencë shtypi, bën të ditur “Xinhua”.

Agjencitë qeveritare do të frenojnë në mënyrë rigoroze shpenzimet e përgjithshme dhe rajonet qendrore dhe perëndimore të vendit si dhe zona të tjera të varfra do të marrin pagesa më të mëdha transferimi, tha ai.

Ndërkohë, Kina do të rritë shpenzimet për shkencë dhe teknologji dhe do të drejtojë kompanitë të investojnë më shumë në kërkime dhe zhvillim.

Ndërsa Kina kohët e fundit ka çrrënjosur varfërinë absolute dhe ka kaluar në vitalizimin rural, mbështetja e qeverisë për këtë përpjekje do të rritet, shtoi ai. (Elona)