Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian ritheksoi të mërkurën se politizimi i ngjarjeve sportive shkel frymën e Kartës Olimpike, dhe njëkohësisht dëmton interesat e sportistëve të vendeve të ndryshme e çështjen olimpike ndërkombëtare.

Duke folur në një konferencë shtypi, Zhao tha se Kina ka besim që, në bashkëpunim me palët e ndryshme, do t'i organizojë Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 në një mënyrë madhështore dhe të mrekullueshme.

Zëdhënësi i diplomacisë kineze i bëri këto komente pasi të martën Departamenti amerikan i Shtetit mohoi se po shqyrton mundësinë e bojkimit të përbashkët me aleatët të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. "Qëndrimi ynë për Lojërat Olimpike të vitit 2022 nuk ka ndryshuar. Nuk kemi diskutuar dhe nuk po diskutojmë ndonjë bojkim të përbashkët me aleatët e partnerët," thuhet në një deklaratë për shtypin të Departamentit të Shtetit.

Më parë po të martën, disa media cituan fjalët e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit Ned Price se ShBA-ja do të shqyrtojë thirrjet për bojkotim të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.

Në deklaratë Departamenti sqaroi se Price nuk ka thënë "ne kemi", në ndryshim nga disa njoftime.

"Ne diskutojmë rregullisht me aleatët e partnerët për Kinën. Do të vazhdojmë ta bëjmë një gjë të tillë, sepse e dimë që një qëndrim i përbashkët do të ishte gjithmonë në interesin tonë," thuhet në deklaratë. (Fani/Artan)