Tunizia dhe Kina nënshkruan të martën një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik dhe teknik në selinë e Ministrisë së Jashtme Tuniziane.

Marrëveshja e bashkëpunimit, e nënshkruar nga ambasadori kinez në Tunizi Zhang Jianguo dhe ministri Tunizian i Punëve të Jashtme Othman Jerandi, tregon, edhe një herë, sinqeritetin dhe miqësinë midis dy popujve dhe vendeve, tha Zhang.

Sipas “Xinhua”, disa projekte që Tunizia kryen me ndihmën e qeverisë kineze janë bërë simbole të bashkëpunimit midis dy vendeve, të tilla si qendra sportive “Ben Arous” dhe akademia diplomatike tuniziane, të cilat pritet të dorëzohen deri në fund të vitit.

"Duke nënshkruar këtë marrëveshje, shpresoj që ne (Kina dhe Tunizia) shumë shpejt të mund të synojmë dhe diskutojmë një ose më shumë projekte që do të zbatojmë së bashku për të mirën e popullit tunizian", -përfundoi Zhang.

Nga ana e tij, Jerandi tha se marrëveshja e re me Kinën do të lejojë që Tunizia të përfitojë nga një donacion financiar kinez, që do t'i shërbejë zhvillimit në vend.

[Foto nga VCG]

Duke folur për pandeminë, Jerandi tha se Tunizia është shumë mirënjohëse për ndihmën nga Kina, e cila përfshinte sasi të mëdha të vaksinash dhe pajisje shëndetësore. (Elona)