Ditët e fundit, qeveria kineze publikoi librin e bardhë “Përvoja e kontributi i Kinës në luftën globale për zhdukjen e varfërisë”, ku i hidhet një sy procesit të zhdukjes së varfërisë absolute në Kinë, sukseseve në zhdukjen e varfërisë dhe kontributit të Kinës për botën në këtë fushë.

Libri i bardhë fokusohet kryesisht në zhdukjen e varfërisë në zonat rurale. Mjeku gjerman Eckehard Scharfschwerdt, i cili punoi për 15 vjetë në zonën e varfër malore në provincën Yunnan të Kinës jugore, ndihet shumë i emocionuar për ndryshimin historik të pamjes së fshatit kinez. “Atje kushtet mjekësore kanë ndryshuar shumë, shumë pajisje në spitalet e fshatit madje janë më të përparuara se ato në disa klinika në Gjermani. Fshatarë u përfshinë në skemën e sigurimeve shëndetësore dhe shpenzimet e tyre mjekësore janë ulur shumë,” tha Scharfschwerdt.

Nëpërmjet përpjekjeve 8-vjeçare, në fund të vitit 2020, të gjithë 989.9 milionë fshatarët e varfër kinezë u shkëputën nga varfëria, gjë që shënoi zhdukjen e varfërisë absolute në Kinë.

Zhdukja e varfërisë nuk është fundi, por është pikënisja e jetës së re. Në mbledhjen qendrore të punës rurale të zhvilluar në fund të vitit të kaluar, presidenti kinez Xi Jinping theksoi se duhet të forcohen rezultatet e zhdukjes së varfërisë dhe të nxitet rigjallërimi rural. Gazeta hongkongase“South China Morning Post” shkruan se rigjallërimi rural do të jetë tema parësore e qeverisë kineze në etapën e ardhshme.

Kina realizoi 10 vjetë para kohe objektivin e zhdukjes së varfërisë të paraqitur nga “Agjenda e Zhvillimit të Vazhdueshëm e OKB-së për vitin 2030”, ky është thesari i çështjes së zhdukjes së varfërisë të njerëzimit. Gazeta ruse “Trud” vuri në dukje se në librin e bardhë, qeveria kineze shprehu dëshirën për forcimin e shkëmbimeve e të bashkëpunimit me vendet e ndryshme në fushën e zhdukjes së varfërisë. Në procesin e nxitjes gjithëpërfshirëse të rigjallërimit rural, modernizimi rural kinez do të japë gjithashtu kontribut për lulëzimin dhe zhvillimin e botës. (Foto nga VCG)