I dërguari i Kinës në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare në Vjenë Wang Qun u kërkoi të martën Shteteve të Bashkuara të heqin të gjitha sanksionet e paligjshme kundër Iranit dhe "shtrirjen e juridiksionit" kundër njësive të palëve të treta dhe individëve, përfshirë ata nga Kina, ndërsa bisedimet e marrëveshjes bërthamore të Iranit rifilluan në Vjenë.

Diplomatë të lartë nga Kina, Franca, Gjermania, Rusia, Britania dhe Irani u takuan me dyer të mbyllura në Grand Hotel Wien. Në krye të rendit të ditës janë heqja e sanksioneve ndaj Iranit dhe masat e zbatimit të marrëveshjes bërthamore.

Takimi i Komisionit të Përbashkët të Planit Gjithëpërfshirës të Përbashkët të Veprimit (JCPOA), i njohur si marrëveshja bërthamore e Iranit, ka tërhequr vëmendjen e publikut ndërsa përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara janë në Vjenë për të shpëtuar marrëveshjen.

Shtetet e Bashkuara duhet të heqin të gjitha sanksionet e paligjshme kundër Teheranit dhe pala iraniane duhet të rifillojë pajtueshmërinë e plotë me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, tha Wang pas takimit.

Wang nënvizoi se tërheqja e ShBA-së nga marrëveshja dhe presioni i saj maksimal kundër Iranit është shkaku kryesor i gjendjes së tanishme. Prandaj, rikthimi sa më parë i ShBA-së në marrëveshje është çelësi i zgjidhjes së problemit.

Ai u zotua se Kina do të punojë me të gjitha palët për të vijuar përparimin e zgjidhjes politike të çështjes bërthamore të Iranit dhe do të bëjë përpjekje për të rivendosur zbatimin e plotë të marrëveshjes 2015 sa më shpejt të jetë e mundur. (Foto nga VCG)