Qeveria nepaleze vendosi të mërkurën të përdorë dozat e vaksinave COVID-19 të dhuruara nga Kina pas një shtimi të rasteve të reja të koronavirusit në vend, tha një zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Popullsisë.

Më 29 mars, Nepali mori një kontigjent vaksinash kineze COVID-19 nga kompania Sinopharm.

"Vaksinimi me vaksinën kineze do të nisë prej së mërkurës," tha në një konferencë shtypi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Jageshwor Gautam.

Sipas ministrisë, punonjësit që do të marrin vaksinën janë ata që punojnë në shërbimet postare dhe telefonike, furnizimin me ujë dhe shpërndarjen, hotele dhe restorante, shërbimet e transportit publik, furnizimin me energji elektrike, magazinimin dhe transportin e mallrave të konsumit, shitjet dhe shpërndarjen e ilaçeve dhe punonjësit e shëndetit, të cilët nuk arritën të vaksinoheshin në fazën e parë të vaksinimit që filloi më 27 janar.

Qeveria nepaleze po përdor vaksinat kineze në një kohë kur numri i rasteve COVID-19 ka filluar të rritet në vend, ku vetëm të martën pati 260 raste. Ndërsa në fillim të marsit, rastet ishin nën 50 në ditë.

Deri tani, Nepali ka vaksinuar mbi 1.7 milionë banorë në dy faza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Popullsisë. (Foto nga VCG)