Deri të hënën, gjithsej 3.23 milionë veta janë vaksinuar në provincën Yunnan të Kinës Jugperëndimore me një popullsi prej 48.6 milionë banorësh. Rreth 403 000 prej tyre kanë bërë dy doza vaksinash dhe 2.8 milionë një dozë.

Deri më tani, gjithsej 63 raste të transmetuara në nivel lokal janë raportuar në provincë, pasi u zbuluan gjashtë raste të konfirmuara të COVID-19 në qytetin Ruili më 30 mars, njoftuan autoritetet vendore të shëndetësisë, duke shtuar se qeveria qendrore ka dërguar një kontingjent urgjent vaksinash në Yunnan për të mbështetur punën e vaksinimit.(ZhangYan/Artan)