[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Qyteti lindor kinez i Shangait pa një bum të konsumit gjatë festës së Ditës së Pastrimit të Varreve Qingming, sipas autoriteteve lokale.

Gjatë pushimit treditor që përfundoi të hënën, 140 nga shitësit më të mëdhenj të qytetit dhe bizneset e hotelerisë panë një vëllim të shitjeve prej 1.24 miliardë juan (rreth 189 milionë dollarë), më shumë se 55.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të dhënat e lëshuara nga Komisioni komunal i Tregtisë, sipas “Xinhua”.

[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Shitjet e industrisë së ushqimit dhe sektorit të akomodimit në Shangai u rritën përkatësisht me 54.7 për qind dhe 97.5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Turistët që vizitojnë Shangain kontribuuan me 2.96 miliardë juanë në konsumin e festave të qytetit, një rritje prej 1.05 herë krahasuar me vitin 2020, sipas të dhënave.

Dita e pastrimit të varreve, e njohur gjithashtu si festivali Qingming, është një festë tradicionale kineze. (Elona)