Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të martën librin e bardhë "Përvoja dhe kontributi i Kinës në luftën globale për zhdukjen e varfërisë", sipas të cilit Kina ka marrë masa të ndryshme dhe të duhura për rajonet e varfra me kushte të ndryshme.

Zhvillimi i sektorëve vendorë për zbutjen afatgjatë të varfërisë

Përkrahja dhe orientimi i zonave të varfra për zhvillimin e sektorëve industrialë të veçantë sipas kushteve vendore, si edhe inkurajimi i tregtisë elektronike, energjisë fotovoltaike, turizmit dhe sektorëve të rinj janë masa të sakta për zbutjen e varfërisë vendore.

Politikat e përkrahjes së sektorëve mbulojnë 98.9 % të familjeve në zonat e varfra, duke garantuar pjesëmarrjen e të gjithë banorëve të varfër që kanë aftësi dhe vullnet për të punuar.

Zhvendosja e banorëve të varfër në mjedis më të mirë

Mbi 9.6 milionë banorë të varfër janë zhvendosur në mjedis më të mirë, duke realizuar një jetë më të lumtur.

Forcimi i ndërtimit të infrastrukturës, parqeve industriale dhe fabrikave në mjedisin e ri kanë krijuar raste të reja punësimi, duke garantuar të ardhura të qëndrueshme e shërbime publike për banorët e zhvendosur.

Kompensimi ekologjik realizon "përfitime të dyfishta" mes rritjes së të ardhurave dhe përmirësimit të mjedisit

Forcimi i mbrojtjes së mjedisit në rajonet e varfra mund të ofrojë më shumë vende pune, si p. sh. në mbrojtjen e mjedisit ekologjik.

Qysh nga viti 2013, në rajonet e varfra janë kthyer 4.97 milionë hektarë toka

bujqësore në pyje ose kullota, janë punësuar mbi 1 100 mijë banorë të varfër si roja mjedisore dhe janë formuar 23 mijë kooperativa profesionale të mbjelljes së drurëve dhe barit. (Xu Guang)