Gazeta e njohur franceze "Le Monde" ka botuar një artikull, ku akuzon që seksioni i frëngjishtes i Rrjetit Televiziv Global të Kinës (CGTN-it) “ka trilluar” një gazetare franceze, për të “mbrojtur politikat e Kinës në Xinjiang”. Ky artikull ka një titull sensacional: “Kur televizioni kinez CGTN krijon një gazetare franceze...”, kurse nëntitulli është: “Dikush që quhet Laurène Beaumond shtjellon në median zyrtare kineze çështjet mbi ujgurët dhe Tajvanin”.

Vitet e fundit në mediat franceze është shfaqur një prirje që nuk është e rëndësishme nëse lajmet përputhen me faktet apo jo, por ajo që ka më shumë rëndësi është "korrektesa politike”. Në fakti, njoftimet e tyre përputhen me "korrektesën politike" të stilit francez dhe përshtaten me opinionet kryesore politike.

Në çështjet mbi Kinën, kërkesa kryesore e “korrektesës politike” është që të gjitha temat mbi Kinën të jenë negative dhe të gjitha thëniet që janë afër me politikat e Pekinit të quhen “të rreme” dhe “fabrikime nga Pekini”.

Pas hetimeve nga mediat franceze, doli se Laurène Beaumond jo vetëm që ekziston, por ka edhe një master në gazetari të marrë nga një universitet francez. Krahas kësaj, gazeta franceze "Le Figaro" e ka intervistuar atë. Përse nuk ndodhet në listën e gazetarëve të regjistruar? Sepse ajo ka përdorur pseudonim. Përse ajo përdor pseudonim? Sepse mbi gazetarët që thonë të vërtetën, veçanërisht ata që flasin kundër njoftimeve të mediave kryesore të vendit, Franca ushtron presion gjigant nga ana politike, ekonomike e shumë drejtime të tjera! Kjo është përse ajo detyrohet të përdor pseudonim.

Atëherë çfarë ka thënë Beaumond? Shumë e thjeshtë. Ajo ka folur të vërtetën!

Ajo ka jetuar 7 vjet në Kinë dhe për një periudhë në Xinjiang. Në vitin 2014, ajo u martua me një vendas në Urumqi, prandaj e njeh shumë mirë gjendjen në Xinjiang. Në intervistën me "Le Figaro", Beaumond u shpreh me një guxim për t'u admiruar se mban përgjegjësi të plotë për artikullin e vet dhe se më 24 mars, ia dërgoi artikullin e vet televizionit kinez. Disa ditë më pas Kina konfirmoi përmbajtjet e artikullit dhe e publikoi atë. Beaumond mban përgjegjësinë e plotë për të gjitha përmbajtjet e artikullit. Me një fjalë, në Xinjiang nuk ka ndodhur asnjë “gjenocid”.