Panairi i 129-të i Importit dhe Eksportit i Kinës, i njohur gjithashtu si Panairi i Guangdong-ut, do të zhvillohet në internet për shkak të pandemisë së COVID-19.

Panairi do të fillojë të enjten javën e ardhshme dhe do të zgjasë dhjetë ditë.

Ky është sesioni i tretë i këtij panairi që zhvillohet në internet për shkak të epidemisë.

Rreth 25 000 subjekte biznesi kineze do të marrin pjesë në panair, së bashku me 300 kompani të huaja nga gati 30 vende e rajone, që do të ekspozojnë më shumë se 2.6 milionë mallra.

Panairi i Guangdong-ut ka nisur në vitin 1957 dhe është panairi më i madh dhe më i vjetër i vendit, duke u vlerësuar edhe si

një tregues kryesor i gjendjes së tregtisë së Kinës. (Foto nga VCG)