Rajoni kinez i Xinjiang-ut ka një nga rrugët e para dhe më të rëndësishme tregtare në botë e njohur si Rruga e Mëndafshit, e cila lidhte qytetërimin e lashtë kinez me Perëndimin përmes kontinentit Euroaziatik.

Ky rajon i begatë nuk ka gëzuar gjithmonë qetësi. Mijëra sulme terroriste nga viti 1990 deri në 2016-n u morën jetën një numri të madh njerëzish të pafajshëm dhe qindra oficerëve të policisë. Sulme dhe bombardime të tmerrshme shkatërruan këtë rajon, duke i lënë njerëzit të tronditur, në hidhërim dhe në panik. Dëmi ishte i pallogaritshëm ndërsa stabiliteti në rajon u përkeqësua shpejt. Autoritetet janë përpjekur shumë për të rivendosur paqen në këtë rajon.

Në tre dokumentarët e parë të CGTN-it për luftën ndaj terrorizmit në rajonin e Xinjiang-ut, ne paraqitëm pamje të patransmetuara ndonjëherë që dokumentonin tragjeditë e frikshme në Xinjiang dhe përballimin nga ana e banorëve.

Dokumentari "Lufta nëpër hije: Sfidat e luftimit të terrorizmit në Xinjiang" - i fundit i tetralologjisë - ekspozon mendimin ekstremist dhe sfidat me të cilat u përball Kina në trajtimin e terrorizmit brenda dhe jashtë rajonit të Xinjiang-ut.

Ai u jep përgjigje pyetjeve: Pse terrorizmi nuk ndalet në Xinjiang? Për ata që dikur njiheshin si "Njerëz me dy fytyra" midis elitave politike në rajonin e Xinjiang-ut, sa dëm i kanë bërë përpjekjeve anti-terrorizëm në rajon? Si ka ndodhur që materialet helmuese arsimore që pretendojnë viktimizimin etnik dhe "heronjtë turk" janë përdorur për 13 vjet në shkollat fillore dhe të mesme? Pse duhet të ndalojmë dorën e padukshme të huaj që orkestron terrorizmin e dhunshëm të depërtojë në vendin tonë?

Dokumentari zbulon metodat e përdorura nga forcat ekstremiste dhe separatiste duke përfshirë "Njerëzit me dy fytyra" midis zyrtarëve të lartë të rajonit, si dhe mënyrën e depërtimit të dhunës dhe urrejtjes në rajon. Po ashtu, dokumentari tregon vështirësitë e mëdha që oficerët e policisë kanë kaluar për dekada.

Gjatë katër viteve të fundit, dhuna është zhdukur, duke i hapur rrugën urbanizimit të shpejtë dhe rritjes ekonomike. Siguria dhe qetësia nuk arrihen lehtë, por kjo është vetëm një fitore paraprake në luftën e Kinës kundër terrorizmit.

Dokumentari zgjat 55 minuta dhe është i ndarë në katër pjesë: "Rrjeti", "Armiqtë brenda", "Librat shkollorë" dhe "Duart e zeza". (Albana)