foto nga VCG

foto nga VCG

Të dhënat e publikuara nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) më 31 mars treguan se pandemia ishte shkaku i tretëkryesor i vdekshmërisë në ShBA vitin e kaluar pas sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.

Duke iu referuar raportit të CDC-së, CNN-i njoftoi se vitin e kaluar në mbarë ShBA-në kishte 3 milionë 359 mijë viktima, 378 mijë e të cilëve kanëhumbur jetën nga koronavirusi i llojit të ri duke zënë 11.3% të numrit të të vdekurve. Të vdekurit nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri janë përkatësisht 691 mijë dhe 599 mijë.

Sipas raportit, me futjen e pandemisë në listën e vitit 2020, vetëvrasja doli nga lista e 10 arsyeve kryesore të vdekshmërisë në ShBA. (Çang Çuo)