foto nga Visual People

foto nga Visual People

Kryeekzekutivja e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR) Carrie Lam theksoi të mërkurën se zbatimi i vendimit të Asamblesë Kombëtare Popullore për të përmirësuar sistemin zgjedhor të Hong-Kongut do të jetë përparësi kryesore për qeverinë e rajonit në vitin 2021.

Lam i tha këto në një ceremoni dhëniesh çmimesh për "Përzgjedhjen e dhjetë politikave kryesore të qeverisë së HKSAR-it në vitin 2020", ku "Ligji i Republikës Popullore të Kinës për Ruajtjen e Sigurisë Kombëtare në HKSAR mbron qëndrueshmërinë shoqërore" renditet i pari.

Ajo u shpreh se, pas shpalljes dhe zbatimit të ligjit të sigurisë kombëtare në Hong-Kong, dhuna e rrugës, që i kishte shqetësuar banorët e Hong-Kongut për shumë muaj, është zhdukur pothuajse plotësisht, qetësia është rikthyer dhe të drejtat e liria e banorëve janë mbrojtur.

foto nga VCG

foto nga VCG

Lam tha se në vitin 2021 qeveria e HKSAR-it do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet qendrore për zbatimin e Shtojcave I dhe II të ndryshuara të Ligjit Themelor të HKSAR-it përmes legjislacionit vendor. Gjatë 12 muajve të ardhshëm, zgjedhjet për Komisionin Zgjedhor, Këshillin Legjislativ dhe kryeekzekutivin do të mbahen "me sukses", u shpreh ajo.

"Vaksinimi falas ndaj COVID-19 për publikun në Hong-Kong vitin e ardhshëm" u rendit i dyti në listën e dhjetë politikave. Lam theksoi se vaksinimi mbetet shpresa më e madhe për Hong-Kongun për të kapërcyer pandeminë dhe ajo i nxiti qytetarët që të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Ceremonia e ndarjes së këtyre çmimeve ka nisur në vitin 1998.