Veprimtaria e prodhimit në Kinë u zgjerua me një ritëm më të shpejtë në mars ndërsa fabrikat rritën prodhimin pas Festës së Pranverës, ndërsa porositë e shumta të eksportit siguruan një nxitje të mëtejshme.

Indeksi i Menaxherëve të Blerjes (PMI) për sektorin e prodhimit të Kinës arriti në 51.9 në mars, nga 50.6 në shkurt, njoftoi të mërkurën Drejtoria Shtetërore e Statistikave.

Të dhënat tejkaluan një vlerësim prej 51.2, parashikimi mesatar i 30 ekonomistëve të anketuar nga Reuters. Një lexim mbi 50 tregon zgjerim në aktivitet, ndërsa më poshtë se 50 tregon tkurrje.

Indeksi i importit arriti në një lartësi shumëvjeçare, tha Zhao Qinghe, një kryestatisticient, i cili ia atribuoi rritjes së kërkesës së brendshme dhe prodhimit pas Festës së Pranverës, së bashku me rimëkëmbjen e vazhdueshme ekonomike nga tronditja e COVID-19 në botë.

Indeksi i eksportit dhe si i importit u rritën përkatësisht në 51.2 për qind dhe 51.1 për qind, 2.4 dhe 1.5 pikë përqindje më të larta se në muajin shkurt, sipas të dhënave zyrtare.

Rritja e tregtisë është pjesërisht e drejtuar nga rikuperimi i kërkesës nga ShBA-ja ndërsa nisi paketa stimuluese 1.9 trilionë USD dhe programi i vaksinimit përparoi më shpejt nga sa pritej, tha Wang Dan, kryekonomiste në Bankën Hang Seng në Kinë. "Pjesa më e madhe e kërkesës së konsumatorit në ShBA është kthyer në porosi për Kinën, përmes kanaleve tradicionale të fabrikave dhe tregtisë elektronike ndërkufitare," tha ajo.

Nën-indeksi i prodhimit dhe porositë e reja u rritën përkatësisht në 53.9 për qind dhe 53.6 për qind, duke treguar një përshpejtim të kërkesës së prodhimit dhe blerjes së ndërmarrjeve.

Zhao gjithashtu iu referua rritjes së kostos së lëndëve të para si nafta dhe qymyrguri në ngritjen e çmimeve në dalje nga fabrik.

"Disa firma të anketuara përmendën shtimin e rasteve COVID-19 jashtë vendit dhe bllokimet e logjistikës ndër faktorët që çojnë në vonesën e importeve të disa lëndëve të para dhe shkaktuan rritje të konsiderueshme të çmimit dhe afate të zgjatura të dorëzimit," tha Zhao.

Punësimi në prodhim është rritur me 2 pikë përqindjeje në 51, rritja e parë që nga maji i kaluar, duke treguar një nxitje në tregun e punës.

Sidoqoftë, Wang paralajmëroi që rritja ishte përqendruar në prodhuesit e mëdhenj, duke shtuar se punësimi në ndërmarrjet e mesme dhe të vogla vijoi tkurrjne.

Nga të gjithë sektorët, veprimtaritë e ndërtimit panë kërcimin më të fortë, për shkak të motit të ngrohtë dhe normalizimit në prodhim pas Festës së Pranverës. "Ne parashikojmë që kjo prirje të vazhdojë me ndërtimin e infrastrukturës të mbështetur nga qeveria dhe projektet e strehimit të përballueshëm", tha Wang.

Rritjet e sektorit të shërbimeve

Rritja në sektorin e shërbimeve të Kinës u zgjerua me një ritëm shumë më të shpejtë në mars. PMI zyrtare e shërbimeve u rrit në 56.3 nga 51.4 muajin e kaluar.

Sektori i shërbimeve të Kinës është në rimëkëmbje krahasuar me prodhimin, por në mars nisi kapjen e ritmit. (Albana)