Në samitin e BE-së, që u zhvillua me anë të videos, mori pjesë edhe presidenti amerikan Joe Biden. Ky samit është konsideruar si një provë e rëndësishme për koordinimin e marrëdhënieve transatlantike. Biden dhe aleatët europianë diskutuan mbi “rimëkëmbjen e marrëdhënieve ShBA-BE”, si dhe “interesat e përbashkëta” që lidhen me politikat mbi Kinën. Mirëpo BE-ja nuk reaguar aktivisht lidhur me veprimet e ShBA-së që përpiqen të kufizojnë zhvillimin e Kinës.

Para samitit, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shkoi në Bruksel për mbledhjen e ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke u takuar edhe me komisionarin e lartë të BE-së për çështjet diplomatike Josep Borrell. Ai shprehu qartë qëllimin e ShBA-së për bashkimin e aleatëve kundër Kinës.

BE-ja e kupton qartë qëllimin e SHBA-së. "Bloomberg"-u njoftoi që kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh pas samitit: “BE-ja dhe ShBA-ja kanë vlerë të përbashkëta dhe kjo është e pandryshueshme. Por nga ana tjetër, ne kemi interesat tona”. Presidenti francez Emmanuel Macron e ka theksuar shumë herë rëndësinë e “vendimmarrjes së pavarur strategjike” të BE-së.

Përveç politikave mbi Kinën, BE-ja dhe ShBA-ja kanë interesa dhe qëndrime të ndryshme edhe mbi çështjet e Rusisë, Lindjes së Mesme dhe ndryshimeve klimatike. Blinken ka akuzuar hapur që projekti "Nord Stream 2" është “një ide e keqe” dhe madje ka kërcënuar për sanksione të mëtejshme. Gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" komenton që “Biden ende mban qëndrim të fortë”. Edhe pse ka theksuar rëndësinë e aleancës, sjellja e tij në trajtimin e divergjencave nuk ka ndryshuar.

Kina dhe Europa kanë interesa të gjera të përbashkëta dhe shembull për këtë janë marrëdhëniet me dobi reciproke ekonomike dhe tregtare. Kina e kaloi ShBA-në, duke u bërë partnerja më e rëndësishme tregtare e BE-së për herë të parë në vitin 2020, dhe është i vetmi vend mes dhjetë partnerëve kryesorë tregtarë të BE-së që ka arritur rritje të dyfishtë si në importe, edhe eksporte. Sondazhi i fundit nga Dhoma e Tregtisë e BE-së në Kinë tregon që më shumë se 60% e kompanive të BE-së janë të gatshme të shtojnë investimet në Kinë. CMG komenton se, duke u ndodhur nga njëra anë përpara ShBA-së, që po dizenjon me qëllim “kurthin” e konkurrimit mes fuqive të mëdha, dhe nga ana tjetër përpara Kinës, që ka zhvillim të shpejtë dhe potencial të madh, besohet se BE-ja, që po kërkon vendimmarrjen e pavarur strategjike, do të marrë vendimin e vet.