Kryeekzekutivja e Hong-Kongut Carrie Lam u shpreh që përmirësimi i sistemit zgjedhor në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut nuk do të kufizojë njerëzit me pikëpamje të ndryshme politike të konkurrojë për postet zyrtare, duke konfirmuar që synimi i përmirësimit të sistemit është që të garantohet “administrimi i Hong-Kongut nga patriotët”.

Lam i tha këto të martën në një konferencë për shtypin, kur u pyet nëse kandidatët opozitarë do të ndalohen të konkurrojnë pas ndryshimeve në Ligjin Themelor të Hong-Kongut.

Lam theksoi që ndryshimet e ligjit nuk kërkojnë për “kandidatë homogjenë” dhe njerëzit me pikëpamje të ndryshme politike mund të marrin pjesë në zgjedhje, nëse janë besnikë ndaj Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut dhe zbatojnë Ligjin Themelor të rajonit.

Lam do të flasë para mediave mbi detajet e përmirësimit në sistemin zgjedhor. (Jiang Lei)