foto nga VCG

foto nga VCG

Organi më i lartë ligjvënës në Kinë votoi unanimisht të martën për të miratuar Shtojcën I dhe Shtojcën II të ndryshuara të Ligjit Themelor të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR).

Të dy shtojcat kanë të bëjnë përkatësisht me mënyrën e zgjedhjes së kryeekzekutivit të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut dhe të formimit të Këshillit Legjislativ të Hong-Kongut e të procedurave të votimit.

Ndryshimet u miratuan në mbledhjen përmbyllëse të sesionit të 27-të të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë së 13-të Kombëtare Popullore (AKP).

foto nga VCG

foto nga VCG

Presidenti Xi Jinping nënshkroi urdhrat presidencialë për të shpallur shtojcat e ndryshuara.

Li Zhanshu, kryetar i Komitetit të Përhershëm të AKP-së, kryesoi mbledhjen, ku morën 167 anëtarë të Komitetit të Përhershëm.

Në mbledhje u miratuan gjithashtu projektligje në lidhje me emërimin dhe largimin e personelit.

Para mbledhjes përmbyllëse Li drejtoi edhe dy mbledhje të Këshillit të Kryetarëve të Komitetit të Përhershëm të AKP-së.