Ndërsa ishte i zënë me përgatitjen për sezonin e mbjelljes së pambukut të këtij viti, një prodhues i pambukut në Kuqa, të prefekturës Aksu, në jug të rajonit të Xinjiang-ut, Mixhit Yimit, tha se ndihej i zemëruar nga deklaratat e fundit nga disa marka ndërkombëtare.

Shitësit me pakicë, si H&M dhe Nike, janë përballur me një reagim të ashpër pas refuzimit të tyre për të përdorur pambukun nga rajoni i Xinjiang-ut për shkak të dyshimeve të "punës së detyruar".

"Kjo është një gënjeshtër e plotë! Si mund të thonë ata që jemi të detyruar të fitojmë para duke rritur dhe vjelur pambuk në fushat tona? Ata thjesht duan të shkatërrojnë jetesën tonë dhe duan që pambuku ynë të kalbet në fusha. Ata duan që ne të shkojmë përsëri në varfëri, gjë që është absolutisht e papranueshme për ne”, tha Mixhit.

41-vjeçari ka siguruar jetesën duke rritur pambuk për më shumë se një dekadë. Puna e tij është zhvilluar nga një copë e vogël toke në një fushë pambuku mbi 13 hektarë. Ai tha që vitin e kaluar fitoi rreth 200 mijë juanë (mbi 30 mijë dollarë).

Mixhit kujtoi se disa vjet më parë, i duhej të punësonte njerëz ose nga rajoni i Xinjiang-ut ose nga zona të tjera të Kinës për të mbledhur pambuk kur familja e tij kishte nevoje për më shumë ndihmë sidomos gjatë sezonit të vjeljes.

"Paguaja çdo vjelës pambuku rreth dy juanë për kilogram (pambuk të mbledhur). Nëse ata do të punonin mjaftueshëm, mund të fitonin rreth 200 juanë në ditë," tha Mijit, "Mesatarisht, fitimi ditor është të paktën 100 juanë. Askush nuk i detyroi të vinin. Në fakt, shumë prej tyre nxituan për të punuar këtu".

Në të kaluarën, ishte shumë normale që punëtorët migrantë nga provincat e tjera si Henan dhe Sichuan, të vinin me tren në rajonin e Xinjiang-ut për të vjelur pambuk.

Përveç një rroge të mirë, atyre u garantohej edhe strehim falas.

Sidoqoftë, me makineritë për mbjellje dhe korrje, prodhuesit në rajonin e Xinjiang-ut nuk kanë më nevojë të punësojnë shumë punëtorë.

"I gjithë pambuku im është korrur me makineri vitet e fundit. Unë mund të korr 13 hektarë fushë pambuku në një ditë të vetme. Unë paguaj rreth 30 mijë juanë për të marrë me qira makinerinë e korrjes," tha Mixhit.

Tani, pjesa më e madhe e prodhimit të pambukut në rajonin e Xinjiang-ut është e mekanizuar. Sipas të dhënave zyrtare, gati 70 për qind e pambukut të këtij rajonin u korr nga makineritë vitin e kaluar.

Xinjiang-u ka qenë rajoni kryesor i Kinës për prodhimin e pambukut për 25 vjet rresht. Ai është zona më të madhe e vendit për kultivimin e pambukut.

Vitin e kaluar, prodhimi i pambukut të Xinjiang-ut arriti mbi pesë milion tonë, duke përbërë 87 për qind të prodhimit të pambukut të Kinës. Pavarësisht nga aftësia e madhe e prodhimit, të dhënat sugjerojnë se kërkesa për pambukun e Xinjiang-ut tejkalon ofertën, madje vetëm për tregun e brendshëm. (Albana)