Ditët e fundit, disa individë bënë një letër publike në mediet amerikane për ta sulmuar grupin e specialistëve ndërkombëtarë të OBSH-së mbi studimin e gjurmueshmërisë së virusit të COVID-19 dhe për të refuzuar rezultatet e publikuara së bashku nga grupi i specialistëve ndërkombëtarë dhe pala kineze. Është e qartë që ky është një manipulim politik që synon të ndikojë studimet shkencore.

Së pari, në këtë letër publike studimi është quajtur si "hetim", duke zbuluar dëshirën e "prezumimit të fajit". Në fakt, OBSH-ja dhe Kina zhvilluan një studim të përbashkët për gjurmueshmërinë e virusit, i cili është një pjesë e bashkëpunimit botëror për këtë çështje. Kina zhvilloi më parë këtë bashkëpunim me OBSH-në nën sfondin e madh të kontrollit të epidemisë brenda Kinës, duke dhënë kontribut pozitiv për punën e kontrollit të epidemisë globale.

Së dyti, përfundimi që virusi i COVID-19 nuk ka ardhur plotësisht nga natyra i deklaruar në këtë letër publike, është i pabazë. Vitin e kaluar, opinioni i quajtur si "opinioni i prodhimit të virusit në laboratorin Wuhan" ose "teoria e daljes së virusit nga laboratori" janë mohuar publikisht nga specialistët, shkencëtarët dhe ekspertët më të mirë të botës, duke përfshirë specialistin amerikan Anthony Fauci.

Në konferencën e shtypit të 9 shkurtit, grupi i specialistëve ndërkombëtarë bëri vlerësimet shkencore, sipas të cilave virusi i COVID-19 ka "shumë gjasa" që të prekë njerëzit nëpërmjet pritësit të ndërmjetëm, ka "mundësi" që të prekë njerëzit nëpërmjet transferimit të drejtpërdrejt ose ushqimeve të ngrira dhe është "jashtëzakonisht e pamundur" që ky virus të ketë dalë nga laboratori.

Së treti, në këtë letër, është kritikuar struktura e grupit të specialistëve, për shkak se gjysma e tyre janë shtetas kinezë. Ky është një paragjykim politik dhe nuk ka bazë shkencore.

Në fakt, OBSH-ja përcaktoi plotësisht listën e specialistëve ndërkombëtarë, që mbulon specialistët nga mbi 10 vende dhe organizata ndërkombëtare.

Së katërti, në këtë letër, janë kritikuar rezultatet e studimit të përbashkët, me fjalët e "mungesës së pavarësisë" dhe të "kufizimit" etj.

Në fakt, të gjitha kërkesat e studimeve vendore janë përcaktuar vetë nga grupi i specialistëve. Objektet e përmbajtja e bisedimeve janë përcaktuar nga specialistët në vend. Raporti është shkruar nga grupi i specialistëve. Të gjitha specialistë bënë bashkëpunim dhe shkëmbime të sinqerta në bazë të studimeve shkencore dhe fakteve.

Më parë. disa mediat perëndimore si "New York Times" etj., deklaruan se grupi i specialistëve "s'mund të marrin të dhënat origjinale" dhe këto janë hedhur poshtë nga specialistët e OBSH-së dhe personat përkatës, të cilat theksuan se këto raporte nuk përputhen me përvojën e tyre në Kinë dhe rezultatet e studimeve në Wuhan tejkalojnë parashikimet e tyre.

Duhet të respektojmë faktin dhe të mbajnë frymën shkencore për studimet shkencore. Studimi i gjurmueshmërisë së virusit është një punë shkencore shumë e ndërlikuar, që nuk mund të ndikohet nga manipulimi politik. (Xu Guang)