Ditët e fundit, deklarata e bojkotimit të pambukut të Xinjiang-ut e bërë përkatësisht nga kompanitë ndërkombëtare të veshjeve H&M, "Nike" etj. ka ngjallur një rrymë kritikash në Kinë. Të shtunën, karikaturisti kinez Uhelinlin botoi në median sociale një karikaturë me temën e pambukut.

Në këtë karikaturë me titullin "Nisma e Pambukut me Gjak'" (Blood Cotton Initiative) jepen një grup gazetarësh e policësh të veshur me kapuçë të bardhë që po intervistojnë një dordolec në arën e pambukut, ndërsa prapa tyre janë skllevër me ngjyrë që mbledhin pambuk. Në karikaturë mund të zbulohen shumë detaje.

Për shembull, karikatura quhet "Blood Cotton Initiative", me nistore BCI, njësoj si shoqata BCI (Better Cotton Initiative - Nisma për Pambuk më të Mirë), e cila ka sulmuar dhe përbaltur pambukun e Xinjiang-ut.

Peshorja e pambukut i ngjan shenjës së markës "Nike". Në trungun e pemës ku varet një skllav gdhendet shenja H&M me kuptimin "Help me!" (Më ndihmoni!). Kurse kapuçat e bardhë janë simboli i "Ku Klus Klanit", që ka diskriminuar njerëzit me ngjyrë.

Karikatura zbulon hipokrizinë dhe standardet e dyfishta të disa ndërmarrjeve e mediave perëndimore. Brenda dy orëve pas publikimit, qindra mijë përdorues të internetit dhanë "pëlqime" për karikaturën. (Fani/Artan)