Instituti i Komunikimit dhe Qeverisjes së Zonave Kufitare i Universitetit të Jinan-it publikoi më 23 mars raportin "‘Punë e detyruar’ apo ‘përpjekje për një jetë të mirë’? - Gjendja e vërtetë e punëtorëve nga Xinjiang-u në krahinat e brendshme të Kinës".

Ky raport me 18 000 fjalë përdor metoda hulumtimi të tilla si intervistat me grupet në fokus, intervistat e thelluara dhe vëzhgimet me pjesëmarrje për të hetuar pesë ndërmarrje në provincën Guangdong që punësojnë punëtorë të pakicave kombëtare nga Xinjiang-u. Intervistimi përfshin 70 punëtorë ujgurë, kazakë, kirgizë dhe taxhikë, duke ofruar një të kuptuar në thellësi të arsyeve pse pjesëtarët e pakicave kombëtare të Xinjiang-ut shkojnë në ndërmarrjet e pjesës së brendshme për të punuar, të punës dhe jetës së tyre të përditshme, të domethënies së përvojës së tyre të punës jashtë Xinjiang-ut dhe të planeve të së ardhmes. Përfundimet e studimit hedhin poshtë të ashtuquajturat "raporte kërkimore" të mëparshme të studiuesit gjerman Adrian Zenz dhe forcave të tjera antikineze perëndimore që shpifin mbi Xinjiang-un të Kinës.(Zhan Dian/Artan Goga)


Lidhje me tekstin e plotë të raportit në kinezisht dhe anglisht:

https://xwxy.jnu.edu.cn/2021/0323/c13175a604091/page.htm

https://xwxy.jnu.edu.cn/_upload/article/files/64/f5/4868f55444ba860a0146ca300440/eb77de12-247c-474e-a896-31ca14fdee09.pdf

https://xwxy.jnu.edu.cn/_upload/article/files/64/f5/4868f55444ba860a0146ca300440/df171090-f604-4c27-a586-e0a1a1d339b2.pdf