Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rajoni Autonom i Tibetit të Kinës Jugperëndimore do të mbajë hapin me pjesët e tjera të vendit në përfundimin e ndërtimit të një shoqërie mesatarisht të prosperuar në të gjitha aspektet dhe nisjen e një udhëtimi të ri drejt modernizimit socialist, tha kryetari i qeverisë rajonale, shkruan “Xinhua”.

Më 28 mars 1959, Partia Komuniste e Kinës udhëhoqi popullin në Tibet për të filluar reformën demokratike, duke shfuqizuar skllavërinë feudale të Tibetit nën teokracinë. Në vitin 2009, legjislatura rajonale shpalli 28 marsin si një ditë për të përkujtuar emancipimin e një milion skllevërve.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Reforma demokratike çliroi bujkrobërit në Tibet, duke shënuar një hap historik në sistemin shoqëror. Tani, me përpjekjen për zbutjen e varfërisë, 3.5 milionë njerëz të rajonit po fillojnë një jetë të moderuar të prosperuar. Është një hap historik në jetën e tyre, tha zyrtari Qizhala.

"Sot, themeli për zhvillimin tonë është më i fortë se kurrë, mundësitë e zhvillimit janë më të mira se kurrë, dhe vrulli i zhvillimit është më i fortë se kurrë", -tha ai.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Tibeti ka ndërtuar rrjete të gjera të hekurudhave, rrugëve ajrore dhe autostradave, me ujë çezme, energji elektrike dhe internet të arritshëm në fshatra dhe familje, tha Qizhala, duke shtuar se rajoni ka potenciale të mëdha për zhvillimin e ardhshëm. (Fatosi)