Kohët e fundit, markat e veshjeve si “H&M” dhe “Nike” kanë deklaruar që në Xinjiang ekziston problemi i “punës së detyruar”, duke refuzuar produktet e pambukut nga Xinjiang-u. Kjo ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe gazetarët e CMG-së shkuan në Xinjiang për të parë nga afër gjendjen aty.


Shoqata e pambukut cilësor e Zvicrës, BCI, shpalli në gusht 2020 që ka anuluar certifikatën e garancisë për ndërmarrjet e pambukut në Xinjiang, çka i ka vënë produktet e pambukut të Xinjiang-ut në listën e zezë të tregtisë ndërkombëtare.


Arsyetimi i BCI-së për një veprim të tillë është që në ndërmarrjet e Xinjiang-ut ekziston “puna e detyruar”. Lidhur me këtë, ndërmarrjet dhe punëtorët kanë treguar gjendjen e tyre, duke i hedhur poshtë këto thënie.


Nën ndikimin e fortë nga vendet perëndimore, markat si “Nike”, “Tommy Hilfiger” dhe “Gap” kanë ndaluar përdorimin e produkteve të pambukut nga Xinjiang-u. Krahas tyre, edhe BCI ka nisur hetimet mbi “punën e detyruar” në Xinjiang. Wu Yan, kryepërfaqësuesja e Zyrës së BCI-së në Shangai, bën të ditur që, së pari prodhuesit kanë bërë vetëvlerësim, së dyti, “BCI Shangai” ka bërë shqyrtim për nivelin e besueshmërisë dhe, së fundi, është hartuar raport i pavarur nga institucionet palë e tretë.


Lidhur me “punën e detyruar”, “BCI Shangai” ka bërë shqyrtimin serioz të projekteve në Xinjiang, duke provuar që aty nuk ka “punë të detyruar”. Ata i kanë paraqitur dy raporte selisë së BCI-së, duke përfshirë raportin e kontrollit nga një institucion palë e 3-të, si SGS, gjatë vjetëve të fundit.


Por BCI ka shpërfillur raportin e vlerësimeve nga “BCI Shangai” e SGS, duke deklaruar që në ndërmarrjet e pambukut të Xinjiang-ut ekziston problemi i “punës së detyruar” dhe duke anuluar certifikimin e ndërmarrjeve të pambukut të Xinjiang-ut. Kjo ka bërë që afro 500 mijë tonë pambuk të mos futen në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit të pambukut.


CMG-ja ka mësuar që “disa organizata të të drejtave të njeriut” kanë ushtruar shpesh presione ndaj BCI-së. Këto organizata janë nismëtaret e problemit të “punës së detyruar” në Xinjiang. Kjo është e lidhur gjithashtu edhe me bordin këshillimor të BCI-së dhe agjencinë amerikane USAID.


Vendimi i paarsyeshëm i BCI-në në fakt është ndikuar nga sanksionet e qeverisë amerikane ndaj Xinjiang-ut, duke ndërprerë zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit.


Fakti është që thënia “punë e detyruar” është krejtësisht një mashtrim dhe një farsë e poshtër e krijuar nga disa politikanë amerikanë e të vendeve të tjera perëndimore, disa organizata joqeveritare dhe disa media perëndimore. Ata po tentojnë të dëmtojnë interesat e fermerëve dhe punëtorëve të pambukut në Xinjiang. Me pretekstin e “punës së detyruar”, ata po përpiqen të shkatërrojnë stabilitetin në Xinjiang, po përbaltin politikat e Kinës në Xinjiang dhe po ndërhyjnë brutalisht në punët e brendshme të Kinës. Kina e kundërshton fort këtë veprim dhe do të marrë të gjitha masat e duhura për të ruajtur interesat e ligjshme të kompanive dhe punëtorëve kinezë.