Në provincën Jiangsu të Kinës lindore do të zhvillohen një sërë aktivitetesh për muaj me radhë, për të rritur konsumin në lidhje me kulturën dhe turizmin. Krahina ka në plan 14 aktivitete mbi turizmin rural dhe sektorë të tjerë kulturorë për të cilët janë planifikuar 300 milionë vizita, deklaroi Li Chuan, nga Departamenti lokal i Kulturës dhe Turizmit, citon “Xinhua”. Eventi i lidhur me turizmin do të zgjasë deri më 30 korrik.

Autoritetet lokale dhe bizneset kryesore të turizmit dhe tregtisë elektronike do të shpërndajnë kupona promovuese me vlerë mbi 50 milionë juanë (rreth 7.6 milion dollarë) në mënyrë që të rrisin konsumin.

Dega Jiangsu e Bankës Bujqësore të Kinës do të shpërndajë gjithashtu kuponë udhëtimi me vlerë 3 milionë juanë për klientët e saj, për të rezervuar turne, bileta dhe hotele në platformën e saj të udhëtimit. (Irma)