Ministria e Arsimit e Kinës ka lëshuar një katalog të ri të drejtimeve profesionale që përmban një total prej 1349 drejtimesh, njofton “Xinhua”.

Katalogu për vitin 2021 përmban programe që plotësojnë sistemin modern të Kinës, duke përfshirë ato që mund të ndihmojnë në përditësimin e bazës industriale të vendit dhe modernizimin e zinxhirëve industrialë, njoftoi Ministria e Arsimit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rregullimi përfshin gjithashtu nëntë sektorë në zhvillim që konsiderohen të një rëndësie strategjike, të tilla si qarqet e integruar, bioinformatika dhe aplikimi i materialeve të reja të energjisë, shtoi ministria.

Në katalog janë shtuar edhe programet profesionale për kujdesin ndaj foshnjave dhe kujdesin për të moshuarit, në përgjigje të një thirrje publike në rritje për shërbime të tilla. (Fatosi)