Foto nga VCG

Foto nga VCG

Prodhimi i qymyrit të papërpunuar të Kinës u rrit 25 për qind nga një vit më parë, ose në 620 milionë tonë në dy muajt e parë të 2021, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Në periudhën janar-shkurt shifra pati një rritje prej 17.1 për qind krahasuar me nivelin në të njëjtën periudhë të vitit 2019, si dhe një rritje mesatare vjetore prej 8.2 për qind gjatë dy viteve të fundit, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave (NBS).

Vendi importoi 41.13 milionë tonë qymyr në dy muajt e parë, me 39.5 për qind më pak nga një vit më parë, treguan të dhënat e NBS. (Fatosi)