Duke iu referuar njoftimeve të fundit të medies amerikane "Politico", media elektronike tajvaneze "China Times" njoftoi se deputeti i Unionit Kristiandemokrat të Gjermanisë, Mark Hauptmann, dha dorëheqjen, si pasojë e akuzimit për marrje ryshfeti nga Azerbajxhani. Artikulli i referohet edhe njoftimit të revistës gjermane "Der Spiegel" se ambasada e Azerbajxhanit në Gjermani shpenzoi 1674 euro për blerjen e reklamave në gazetën lokale që boton ky deputet në landin e Turingias. Gazeta botohet një herë në tre muaj me një tirazh vetëm 55 mijë kopje. Në këtë njoftim përmendet gjithashtu se jo vetëm Azerbajxhani, por edhe autoriteti i Tajvanit dhe qeveria e Vietnamit kanë blerë reklama te kjo gazetë. Ndërkohë, media gjermane "DerWesten" njoftoi se rajoni i Tajvanit pagoi 24 mijë euro për blerjen e reklamave, shumë kjo më e madhe se ato të paguara nga Azerbajxhani dhe Vietnami.

Mark Hauptmann

Sipas njoftimit të mëparshëm të medies tajvaneze, në marsin e vjetshëm Hauptmann-i pretendoi në një video se Tajvani mund ta ndihmojë mbarë botën në përballimin e epidemisë dhe se ai e shumë deputetë gjermanë përkrahin anëtarësimin e Tajvanit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh), por kjo pengohet nga Kina. (Wang Lei)