foto nga VCG

foto nga VCG

Pasi autoriteti më i lartë i pushtetit shtetëror në Kinë miratoi vendimin për përmirësimin e sistemit zgjedhor të Hong-Kongut më 11 mars, disa politikanë perëndimorë filluan sulme shpifëse ndaj vendimit. Ata përdorën edhe një herë flamurin e së ashtuquajturës “demokraci”, duke thënë se ky është “sulm ndaj sistemit demokratik”, se “niveli i lartë e autonomisë së Hong-Kongut ka vdekur” etj.

Në fakt, qysh nga kthimi i Hong-Kongut, qeveria qendrore kineze ka mbështetur gjithmonë me vendosmëri zhvillimin e sistemit demokratik të Hong-Kongut në mënyrë graduale dhe të rregullt, në përputhje me gjendjen konkrete. Kurse disa persona antikinezë që mbështeten nga forcat antikineze kanë penguar dhe dëmtuar zhvillimin e demokracisë në Hong-Kong.

Vendimi i miratuar nga Asambleja Kombëtare Popullore ka përmirësuar thelbin e sistemit zgjedhor të Hong-Kongut, sistemin e Komisionit Zgjedhor. Nga aspekti i përbërjes, Komisioni i ardhshëm Zgjedhor i Hong-Kongut do të përbëhet nga 1 500 anëtarë nga pesë qarqe, ndërsa komisioni i mëparshëm ishte me 1 200 anëtarë nga katër qarqe. Kështu, shkalla e pjesëmarrjes së qytetarëve hongkongas dhe përfaqësueshmëria janë e tyre zgjeruar. Lidhur me funksionet, Komisioni i ardhshëm Zgjedhor i Hong-Kongut, përveçse mund të vazhdojë të zgjedhë kryeekzekutivin, do të ketë edhe funksionet e reja të zgjedhjes së disa anëtarëve të Këshillit Legjislativ dhe të emërimit të kandidatëve të këtij Këshilli. Ky ndryshim do të ndihmojë në heqjen e kufizimeve të interesave të një sektori, rajoni a grupi të caktuar, në mënyrë që Këshilli Legjislativ të përfaqësojë më mirë interesat e përgjithshme të shoqërisë së Hong-Kongut, si edhe do të përmirësojë komunikimin më të lirshëm mes organeve ekzekutive e legjislative.

foto nga VCG

foto nga VCG

Duhet të theksohet se reformimi dhe përmirësimi i sistemit zgjedhor të Hong-Kongut nga niveli shtetëror, nuk do të thotë që Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong-Kongut do të humbasë të drejtat përkatëse të pjesëmarrjes. Hong-Kongu ende gëzon autonomi të nivelit të lartë në bazën e parimit “Një vend, dy sisteme”.

Qeveria qendrore kineze ka theksuar disa herë se zbatimi i parimit të “qeverisjes së Hong-Kongut nga patriotët” nuk është zbatim i “uniformitetit” në jetën shoqërore dhe politike të Hong-Kongut. Ndërkohë Ligji Themelor i Hong-Kongut përcakton se banorët e përhershëm hongongas mund të kenë të drejtat e votës dhe të zgjedhjes, gjë që u ritheksua në vendimin e miratuar. Kjo është jashtëzakonisht e rrallë në vendet e botës, dhe tregon shkallën e dukshme të përshirjes dhe hapjes së sistemit zgjedhor të Hong-Kongut.

Nga perspektiva botërore, reformimi dhe përmirësimi i sistemit zgjedhor bazuar në gjendjen e vendit, është prirja globale e zhvillimit të demokracisë. Për shembull në ShBA ka ligj dhe rregullore të rrepta për të parandaluar ndërhyrjen e huaj në zgjedhje. Kohët e fundit, Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-së miratoi projektligjin e reformës zgjedhore. Mund të shtrohet pyetja se përse ShBA-ja mund të reformojë ligjin zgjedhor sipas nevojës, por nuk lejon që Kina të ndryshojë sistemin zgjedhor të një rajoni të posaçëm administrativ sipas ligjit? Pse ShBA-ja zbaton dy standarde të ndryshme?

Ditët e fundit, në sesionin e 46-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, 70 vende mbështetën politikën e Kinës për Hong-Kongun dhe theksuan se qarqet e jashtme nuk duhet të ndërhyjnë në politikën e brendshme të Kinës.

Ekzistojnë forma të ndryshme të zhvillimit demokratik në botë, dhe çdo vend ka të drejtë të zgjedhë sistemin demokratik të përshatshëm me gjendjen e vet. Një sistem demokratik që përputhet me realitetin e Hong-Kongut, reflekton interesat e përgjithshme të shoqërisë së Hong-Kongut është në favor të lulëzimit e stabilitetit, dhe mbështetet nga banorët hongongas, është një sistem i mirë. Sulmet nga disa politikanë perëndimorë mund të ndalojnë! (Fang Xiaoyu/Artan Goga)